Monumenti, Drashovicë 1920-1943

1891
Gëzim Llojdia

1. Monumenti Drashovicë -1920-43 u ngrit në kohën regjimit të mëparshëm si dhe do të përjetonte dy luftëra të zhvilluara në kohë të ndryshme të ndarë nga njëra-tjera në një distancë prej 23 vjetësh. Monumenti është ngritur në rrugën e Lumit të Vlorës, pra në udhën automobilistike Vlorë-Kurvelesh. Ai gjendet i pozicionuar rreth 30 m nga ura e famshme e Drashovicës. Ura e Drashovicës përmendet në të dy luftërat që zhvilluan lebërit kundër pushtuesve në verën e vitit 1920 dhe në dimrin e vitit 1943. Kjo vepër monumentale e krijuar nga skulptorët shqiptarë dhe e projektuar nga Petrit Hazbiu u ndërtua e gjitha me bronz, ndërsa sheshi i saj dhe harku që lidh të dy faqet e historisë në një të vetmen është janë ndërtuar me strukturë betoni. Ndërsa në të dy anët e kësaj strukture gjenden figura në basoreliev që tregojnë luftën për secilën kohë

2. Ura e Drashovicës aktualisht lidh dy brigjet e lumit Shushicë. 
Ura e sotme është e derdhur me beton. E gjithë struktura e saj. Ura e Drashovicës është kufiri ku fillon të shtrihet krahina e Labërisë. Rrapet e Drashovicës monumenteve te natyrës shqiptare. Poshtë urës vërshon herë i qetuar e herë tërbuar lumi Shushicë. Shushica derdhet në det pasi ka përshkrua rreth 72 km në luginën e Shushicës, burimet e saj nxjerrin ujë në Shurr të Kuçit 500l/s dhe rreth 300l/s në Buronja, sipas studiuesve Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujërat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi. Në këtë kufi natyror duhej të vendosej një pllakë dëftonjëse si kufi tregues ku fillon një krahinë e madhe. Te këmbët e urës së Drashovicës. Te fasada e saj përkarshi monumentit Drashovicë 1920-43. Një varg gati i thjeshtë dhe i gjetur. Dhe ky vargëzim shkronjash të tregojnë se këtu fillon kufiri i krahinës. Lexojmë përveçse kulmin :Labëri. Nga ky kulm burojnë shumë cilësi, që mbartë më vete krahina e madhe jugore. Ura e Drashovicës është marrë edhe si një pikë referimi për krahinë e Labërisë. Tre urat që kap ky trekëndësh, përmban urën e Drashovicës. Vetëm 30m ndanë urën nga lapidari që u ngrit në përkujtim të dy luftërave në histori të Shqipërisë, që kanë një kurorë lidhje-lavdinë. Çfarë përfaqëson ky monument që gjendet në rrugën e Labërisë?

3. Drashovicë, 5 qershor 1920
Luftimet në Drashovicë filluan në orën 22 data 5 qershor 1920. Rrethohet garnizoni nga çeta e Sali Vranishtit. Zihet rob një motoçiklist. Vritet një kapiten. Urdhri për çetat ishte: “Sulmoni llogoret!”. U shtruan gunat mbi telat me gjemba kapërcyen pengesat dhe llogoret. 2 orë luftime dhe pushtuesi u dorëzua.

Pjesë nga folklori që i kushtohet vitit 1920
Folklori lab: 
“Çet’ e Rrëzës u vërvitnë,
Kapetan kishnë Salinë,
Të keq trimn’, vetullazi 
Majave vreshtave rhynë
Me bomb’ në mes e goditnë
Tha, në tel çora kërcinë
Për të mos trembur shoqërinë….
Pjesë nga folklori: 
Atje te Hani në grykë 
te ura në Drashovicë, 
Qëllon topi Italisë
Ka nijet që ta vithisë
Komision’ e Shqipërisë,
0 moj Shqipëri e bardhë
Bota ta kanë sevdanë
Italia me Junanë 
Të keqen ta kanë marrë
Se ke trima kordhëtarë 
Barutin me grusht e hanë.
Koci Petriti poet:
Unë i shoh gjithë urat
Nga urë Bushtricës,
Ja, urë e Qabesë
Ja, e Drashovicës…
P. Barjamaj rapsod: 
O Drashovica me derte…
O e gurta Drashovicë!,
Faqe historisë i mbete,
Historisë së Shqipërisë. 
Ke qenë pëllëmbë e gëzhoja,
me tym baroti mbuluar,
Si ti, thonë, ka qenë Troja,
Që në themele rrënuar…
Për ty flet lumi me valë.. 
Për ty flet gjithë Labëria,
Flet epopeja përballë, 
Në ballë t’u skalit lavdia.
I rri bukur Labërisë,
si floku borës mbi supe,
O vendi ku piva sisë,
o djepi, që dhe më tunde….
Drashovicë 1943

Ura e Drashovicës nga ana e vet ka histori të tjera treguese. Duke rrëmuar memuaret e historisë dhe duke rendur nëpër fletët e zverdhura të folklorit të krahinës emrin e Urës së Drashovicës e ndesh shpesh. Kështu, që nga lufta e parë, në Luftën e Vlorës dhe më tej, në Luftën e Dytë Botërore, ura e Drashovicës shënohet tregues i qëndresës të shqiptarëve karshi pushtuesve fashistë dhe nazistë. Luftimet në Drashovicë, shkruhet në një material të para viteve ’90, filluan në orën 22 data 5 qershor 1920. Rrethohet garnizoni nga çeta e Sali Vranishtit. Zihet rob një motoçiklist. Vritet një kapiten. Urdhri për çetat ishte: “Sulmoni llogoret!”.U shtruan gunat mbi telat me gjemba, kapërcyen pengesat dhe llogoret. 2 orë luftime dhe pushtuesi u dorëzua.

1943- lufta e dytë njohu tek ura përleshjet kur formacionet partizane goditën ashpërsisht nazistët duke u shkaktuar humbje në forca,njerëz dhe armatime. Beteja e Drashovicës është përplasja e parë frontale kundër pushtuesit nazist. Ngjarja u zhvillua nga data 15 shtator deri më 4 tetor 1943.

Ja si e rrëfen një nacionalist këtë luftë pa ngjyrime partiake:
Petrit A. Velaj (Në vitet e Luftës së Dytë Botërore) libri “Një dritare burgu” shkruan: Në betejën e Drashovicës, shtator 1943 morën pjesë si forcat partizane ashtu edhe luftëtarët e Ballit Kombëtar. Më kujtohet se në komunikatat e huaja atëherë thuhej: “Në luftën e Drashovicës, luftuan si “të kuqtë” dhe “të bardhët”. Partizanet përfaqësoheshin nga Hysni Kapo. Vend luftimin e kishin mbi kodrat tej lumit te Shushicës, në rrëzë të katundit Kropisht. Forcat e Ballit Kombëtar ishin mbi Qafat e Vodicës, Mazhar, Lapardha. Ato komandoheshin nga Tasim Murati, Feim Çelua, Hasan Hyso, Neki Selami etj. Sinjalin e parë e dha i riu Hekuran Xhindi, bashkë me dy të tjerë, të cilët prenë telat me gjemba që rrethonin kazermat dhe depot e municioneve. Gjurmët e tyre u diktuan nga nazistët dhe kështu krisën bataretë e para, që ushtuan në tërë luginën e lumit të Shushicës. Që në orët e para të luftimeve u hap lajmi se Hysni Kapoja ishte plagosur në këmbë dhe e tërhoqën me mushke duke e çuar në rrëzë të maleve në fshatin Lapardha, siç kam dëgjuar në shtëpinë e Likë Kalemit. Në këtë beteje, si vëllezër, partizanë e ballistë luftuan kundër bishës naziste. Mbaj mend një këngë popullore që është ngritur e kënduar qysh në ato vite:

Ballistë me partizanë, 
ndezën luftë me gjermanë, 
Drashovicë e ura mbanë, 
ç’bere moj, paç belanë, 
krisi batare e parë, 
mben’ shehit ata asllanë, 
tok e zunë istikame, 
edhe gjakun tok e dhanë!

Kjo ishte kënga e të famshmit Mato Hasani që babai më thoshte, se ai kishte ngritur edhe këngën e Luftës së Vlorës më 1920, atë me titull: “Nuk e bëjmë kabull na” dhe e ka kënduar në Sheshin e Flamurit, kur mbaroi lufta. Beteja e Drashovicës, për njëzet net e ditë, shënoi pamje të gjalla të një lufte të rreptë. Duke ndenjur në pozicione a gjatë luftimeve në brigjet e Shushicës, na silleshin ndër mend luftërat e baballarëve tanë, po në këto kodra e brigje kundër një armiku tjetër, imperializmit italian. Kjo na jepte edhe forcë, edhe zemër për të luftuar edhe më me guxim kundër gjermanëve. Beteja ishte e përgjakshme. Gjermanet, me armatime e municione të shumta rezistuan shumë, por të zotët e vatanit, me ngulm në llogore qëndruan e s’u prapsën. Veçse, kur nazistëve u erdhën fuqi të tjera për ndihmë nga Gjirokastra atëherë forcat tona u tërhoqën maleve. Gjermanet ishin të armatosur gjer në dhëmbë. Ata kishin vënë nën thonjtë e tyre tërë Evropën. Kështu, që luftërat tona mund të ishin vetëm të pjesshme dhe goditëse.
Sigal