Shpërthim fatal gjatë ‘festivalit të furrës’, 1 i vdekur dhe 14 të plagosur

153

Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një fshat të Gjermanisë Perëndimore, ku si pasojë, një grua ka humbur jetën dhe 14 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, gjatë ‘festivalit të furrës’.

Policia tha për mediat gjermane, se vaji brenda një tigan të madh shkaktoi shpërthimin në lokalin ‘Backesfest’ ku morën pjesë rreth 100 njerëz.

Ngjarja shkaktoi panik tek të pranishmët, të cilët u larguan të alarmuar nga vendi i shpërthimit.

Grupi i shpëtimit dhe ambulanca mbërritën menjëherë në fshatin ku po zhvillohej festa dhe të plagosurit morën ndihmën e shpejtë.