EMRI/ Itali, parakalimi i gabuar i merr jetën 29-vjeçarit shqiptar

118
Sigal

Një aksident i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar në Itali.

Viktima është identifikuar si Klajdi Tahiri me origjinë nga Elbasani.

I riu raportohet se po udhëtonte me makinë mëngjesin e së enjtes drejt Veronës kur është përplasur me një kamion.

Dyshohet se pas një parakalimi të gabuar, mjeti ku udhëtonte Klajdi Tahiri ka dalë në korsinë e kundërt duke u përplasur me një kamion.

Raportohet se shoferi i kamionit, një 45-vjeçar me origjinë rumune, bëri gjithçka për të shmangur përplasjen duke devijuar djathtas por pa sukses. Makina ku udhëtonte 29-vjeçari u kthye në një grumbull hekurishtesh pas përplasjes fatale.

I riu u shpall i vdekur në vendngjarje dhe trupi i tij i pajetë u dërgua në morg.

Me origjinë nga Elbasani, viktima kishte jetuar në Villanuova sul Clisi së bashku me familjen e tij. Ai kishte studiuar në Cfp Zanardelli dhe punonte në sektorin e ndërtimit.