Shpërthem makina në qendër të Podgoricës, vritet një 35-vjeçar

411
Sigal

Një person ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi bombë në qendër të Podgoricës në Mal të Zi.

Shpërthimi ndodhi në një makinë në rrugën ‘Novaka Miloševa’, që ndodhet pranë shkollës së Muzikës në kryeqytet.

Viktimë nga shpërthimi i automjetit “Toyota” me targa të Cetinës mbeti një 35 vjeçar, Nikola Cupiç.

Sipas Drejtorisë së Policisë  Cupiç ishte një person me influencë dhe një anëtar i një klane kriminale në Kotor.