Brexit “thyen” industrinë britanike të automjeteve

326
Sigal

Industria britanike e automjeteve paralajmëroi se një brexit pa marrëveshje do të përbënte një katastrofë për sektorin. Ky paralajmërim vjen dy javë nga votimi vendimtar në parlament i protokollit të negociuar midis Londrës dhe Brukselit.

Mike Hawes, drejtori i Përgjithshëm i grupit të prodhuesve të automjeteve dhe furnizuesve SMMT, paralajmëroi mbylljen e fabrikave.

Ndërkohë, Sinron Gregory McDonald, i Grupit Goodfish, thotë se negociatat e brexit-it, kanë shtuar presionin në sektorin prodhues.

“Deri tani Brexit-i nuk ka dhënë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë. Por dy klientë kanë shtuar numrin e porosive, me siguri për të shtuar gjendjen në magazina. Jemi të pasigurt dhe të gjithë po presim se ç’do të ndodhë me brexit-in.”

Që prej fillimit të shekullit, industria britanike e automjeteve e cila punëson drejtëpërdrejtë ose indirekt rreth 850.000 veta në Britaninë e Madhe po e përjeton keq shkëputjen nga blloku europian.

Ajo u trembet barrierave të mundshme doganore apo rregullatore në kufijtë e Britanisë së Madhe me BE-në, një pengesë për një sektor që shpeshherë i transferon pjesët e këmbimit jashtë kufijve për t’i prodhuar më pas dhe për t’i bashkëngjitur ato tek automjetet.