Nesër Komisioni Europian shqyrton çështjet me Shqipërinë, shqetësim dhe Teatri Kombëtar

268
Sigal

Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian David McAllister vë në dijeni se nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri.

Gjithashtu ai vuri në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e teatrit kombëtar dhe nenvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare).

Takimi i komisionit parlamentar mund të ndiqet dhe online. Kush ka dëshirë është i ftuar ta ndjekë atë nga ora 16:45 deri në orën 18.45 nën linkun e mëposhtëm:

https://multimedia.europarl.europa.eu/de/afet-committee-meeting_20200622-0900-COMMITTEE-AFET_vd