Sigal

Një satelit misterioz rus, që paraqet një “sjellje anormale” ka ngritur alarmin në SHBA.

BBC citon një zyrtar të Departamentit të Shtetit, i cili është shprehur se ka shumë paqartësi rreth objektit.

“Nuk e dimë me siguri se çfarë është dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta verifikuar”, tha Yleem Poblete në një konferencë në Zvicër, më 14 gusht.

Ajo la të kuptohej ky objekt mund të jetë edhe një lloj arme.

Ndërsa në Rusi, komentet e Poblete u cilësuan si akuza të pabaza.

Sateliti në fjalë është lëshuar në tetor të vitit të kaluar.

“Mënyra se si lëviz në orbitë është ndryshe nga sa kemi parë ndonjëherë gjatë inspektimit të një orbite”, tha Poblete gjatë një konference të mbajtur në Zvicër mbi çarmatimin.

“Synimet ruse në lidhje me këtë satelit janë të paqarta dhe janë padyshim një zhvillim shumë shqetësues”, shtoi ajo, duke cituar komentet e fundit të komandantit të Forcave Hapësinore të Rusisë, i cili është shprehur se vënia në zbatim e “prototipeve të reja të armëve” është objektiv kryesor për forcën ruse.

Por Aleksandër Deynko, një diplomat i lartë rus, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se komentet këto janë thjesht shpifje të bazuara në dyshime dhe u bëri thirrje SHBA-ve të kontribuojnë në një traktat ruso-kinez, që synon të parandalojë një garë armësh në hapësirë.

“Armët hapësinore mund të jenë të dizajnuara për të shkaktuar dëme në mënyra më delikate sesa armët tradicionale si armë, të cilat mund të shkaktojnë shumë mbeturina në orbitë”, shpjegon Alexandra Stickings, një analiste hulumtimi në Institutin e Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara.

“Ato mund t’i ndalojnë punën një sateliti përkohësisht ose ta çaktivizojnë atë përgjithmonë pa e shkatërruar ose prishur përmes zhurmës”, tha ajo.

Sipas saj, është shumë e vështirë të merret vesh çfarë teknologjie është vënë në dispozicion, pasi informacioni mbi kapacitetin hapësinor është i klasifikuar.