SHBA dislokoi dy avionë bombardues të rëndë supersonik në gadishullin korean për një demonstrim force përballë Phenianit, gjatë fazës së parë stërvitore në bashkëpunim me aviacionin e Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Dy “B-1B Lancers” të dislokuara në ishullin Guam, postë strategjike e ushtrisë amerikane në Paqësor u fluturuan dje në mbrëmje në afërsi të detit të Japonisë, njoftuan Forcat ajrore amerikane në një deklaratë.
“Fluturimet dhe manovrat me aleatët tanë, të sigurtë dhe efektivë, janë pjesë e kapaciteteve të përbashkëta nga ana e SHBA, Japonisë dhe Republikës së Koresë dhe përsosin aftësitë taktike të pilotëve të çdo shteti”, u shpreh majori Patrick Applegate.
Seuli sqaroi sot se avionët bombardues po kryejnë një stërvitje simulimi me lëshimin e raketave tokë-ajër me dy avionët gjuajtës koreano-jugor mbi hapësirën e Detit të Japonisë, e njohur në Kore emrin e Detit Lindor.