Lë vajzat në makinë për 18 orë, gruaja dënohet me 40 vjet burg

417
A woman who stopped her car weeps on the curb in front of a memorial Friday, Dec. 22, 2017, as law enforcement officials investigate the scene of an officer involved shooting in Schertz, Texas. The death of a 6-year-old boy who was shot and killed by a stray bullet when deputies near San Antonio opened fire on a woman being sought for crimes is a "tragic accident," a Texas sheriff said Friday. (Tom Reel/The San Antonio Express-News via AP)
Sigal

Një nënë në Texas është dënuar me 40 vjet burg pasi kishte lënë vajzat e saj, një dhe dy vjeç, të mbyllura në makinë për të gjithë natën, me temperatura rreth 40 gradë, teksa ishte duke festuar me miqtë.

Vajzat të cilat u dërguar menjëherë në spital nuk arritën të mbijetonin. Sipas policisë në 7 qershor 2017 Amanda Hawkins, atëherë 19 vjeç, i ka dërguar vajzat në spital në gjendje të rëndë, duke i thënë mjekëve që i kishin rënë të fikët pasi kishin nuhatur disa lule pranë një liqeni ku ato banonin.

Por agjentët e policisë zbuluan që nëna i kishte lënë vajzat në makinë qëllimisht gjatë natës për të festuar më miqtë.

Brynn, një vjeç dhe Addyson 2 mbetën të mbyllura në makinë për rreth 18 orë me një temperaturë që në ato ditë në Hill Country ishte rreth 40 gradë. Tani Amanda është dënuar nga një gjykatë në SHBA, me 40 vjet burg.