SHBA/ Debati i parë i kandidatëve republikanë, kryeson Trump

183
Njëzet e katër milionë teleshikues kanë ndjekur debatin e parë për zgjedhjet paraprake të republikanëve me kandidatin e shumë përfolur, Donald Tramp, duke e kthyer në emisionin më të ndjekur në historinë e stacionit “Fox News”, bëhet sot e ditur nga shoqëria “Nielsen Media Research”.Kurrë më parë “Fox News” që ishte organizatori dhe transmetuesi i debatit nuk kishte arritur një numër kaq të madh telespektatorësh në historinë e tij.

Rekordi i mëparshëm i audiencës ishte 11,8 milionë teleshikues i regjistruar mbrëmjen e rizgjedhjes së Barak Obamës në vitin 2012. Trump performoi në stilin e tij tipik gjatë debatit prej dy orësh, i njëjti stil që e ka ndihmuar atë deri më tani të lërë pas kandidatët e tjerë republikanë. Por, teksa fushata nisi zyrtarisht mëngjesin e së premtes, buzëqeshja në fytyrat e këshilltarëve të kandidatëve të tjerë tregoi historinë e plotë të asaj se çfarë ndodhi në skenën e “Quicken Arena”.