SHBA aktivizon Thaad në Korenë e Jugut, kritika nga Kina e Rusia

602
Aktivizimi i sistemit anti-raketor amerikan Thaad, në Korenë e Jugut, ka shkaktuar reagime të ashpra nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut. Pekini dhe Moska e kanë dënuar këtë veprim, duke u shprehur se bëhet fjalë për një sistem mjaft të sofistikuar që mund të përdoret edhe për qëllime të tjera, përveç mbrojtjes ndaj koreano-veriorëve. Nga ana tjetër, Peniani ka paralajmëruar se me veprimet e tyre, amerikanët mund të nxisin një luftë me armë bërthamore.

Shtetet e Bashkuara kanë aktivizuar sistemin anti-raketor Thaad në Korenë e Jugut, një lëvizje e cila ka shkaktuar reagim të ashpër nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut.

Pajisja e sofistikuar tashmë mund të interpretojë raketat e ndryshme të koreano-veriorëve, por ende duhen pak javë deri në aktivizimin e kapaciteteve të saj të plota.

Lëvizja e sistemit nuk është pritur mirë nga Moska dhe Pekini. Dy superfuqitë botërore kanë shprehur shqetësimin se sistemi Thaad është mjaft i ekzagjeruar për t’u mbrojtur nga Koreja e Veriut.

Sipas tyre, pajisja anti-raketore mund të ndërhyjë në një rreze shumë herë më të gjerë dhe mund të përdoret për të grumbulluar informacion në lidhje me hapësirën ajrore të vendeve të tjera.

Nga ana tjetër, një deklaratë e pritshme ka ardhur edhe nga Peniani. Zyrtarët e shtetit diktatorial janë shprehur se ky është veprimi i rradhës provokues që vjen nga Shtetet e Bashkuara, dhe se Uashingtoni po rrezikon që të sjellë një konflikt bërthamor mes palëve.

Situata në gadishullin korean është përshkallëzuar ndjeshëm në muajt e fundit.

Koreja e Veriut ka testuar vazhdimisht raketa balistike, veprime që janë kritikuar nga ShBA.

Presidenti Trump nuk e ka përjashtuar as mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ushtarake të karakterit parandalues.
Sigal