Serbja “Blic”: Greqia do të njohë Pavarësinë e Kosovës

446
A do ta njohë Greqia Pavarësinë e Kosovës? Kësaj pyetjeje i kanë dhënë përgjigje mediat serbe. E përditshmja Blic shkruan se shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias gjatë punimeve të OKB i ka premtuar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës e Hashim Thaçit se Greqia do të mbështesë anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare. 
Gjatë takimit që zhvilloi Kocias me homologun e tij kosovar, ai e ka ftuar për një vizitë në Athinë, por Blic shkon edhe më tej, ndërsa shkruan se publikimi i këtij takimi në faqen e Ministrisë së Jashtë të Greqisë, është një njohje e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës. 
Analisti politik serb Dragomir Andjelkovic, ka thënë për Blic se kryeministri grek Aleksis Cipras është një politikan i paqëndrueshëm që shikon vetëm interesat e tij. 
Sigal