Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër në Kosovë

522
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nesër do të vizitojë Kosovën.
Kështu është bërë ditur përmes një njoftimi për media nga KFOR-i.
Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo.
Ai do të takohet edhe me trupat e KFOR-t dhe përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, transmeton Kosovapress.
Sekretari i Përgjithshëm do të ketë takime edhe me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Sigal