Rusia prodhon nëndetësen e re me kapacitet bërthamor, ndërtimi kishte filluar që në 1992

549
Sigal

Rusia ka lëshuar një nëndetëse të re me kapacitet bërthamor që besohet se mund të mbajë një dron bombardues.

Nëndetësja Belgorod u nis më 23 prill në qytetin veriperëndimor të Severodvinsk.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i përcolli procedurat përmes një video-lidhje nga Shën Petersburgu.

Ndërtimi i nëndetëses filloi në vitin 1992, por u vonua disa herë për shkak të çështjeve të financimit.

Gazetarët nuk u lejuan të fotografojnë apo incizojnë lëshimin e nëndetëses. Karakteristikat e saja operacionale konsiderohen si informacion i klasifikuar në Rusi.

Në fjalimin e tij vjetor më 1 mars 2018, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin foli për një numër të armëve të reja që po kalonin fazën e testimit, duke përfshirë ato me aftësi bërthamore.