Çfarë ndodhi me personazhin e Ed Sheeran në Game of Thrones?

483
Sigal

Këngëtari shumë i njohur dhe i talentuar, Ed Sheeran, kishte befasuar fansat e tij kur papritur u shfaq në një skenë të serialit të njohur ‘Game of Thrones’. Ai në atë skenë, ku ishte pjesë edhe Maisie Williams, e njohur me personazhin e saj Arya Stark, kishte kënduar një këngë, që menjëherë u bë shumë e dëgjuar nga fansat dhe ndjekësit.

Por, që nga ai episod, Sheeran më nuk morri pjesë në xhirimet e serialit. Fansat shpesh herë e kanë pyetur se çfarë ndodhi me personazhin e tij, i cili ishte një ushtar i familjes Lannister.

Ed Sheeran, tregoi se personazhi i tij, në fakt supozohej të ishte lënduar, gjatë betejës së Deanerys Targeryen kundër ushtrisë së Jamie Lannister. Në atë episod, dragonjtë e Deanerys e sulmojnë ushtrinë e Lannisterëve, e cila kishte vjedhur ar, dhe po e transportonte atë tek King’s Landing.

Artisti Sheeran, kur e kuptoi që personazhi i tij, sipas skenarit kishte pësuar djegie, kishte shkruar edhe në rrjetin social Instagram.

“E dija që do të shpëtoja. Edhe pse fytyra ime ishte djegur, tani nuk kam më qerpikë” kishte shkruar Sheeran me shaka në Instagram.

“Faleminderit Game of Thrones, unë mbijetova” shtoi Sheeran.

Përndryshe, Game of Thrones ka publikuar sezonin e fundit të serialit, i cili ka filluar që nga data e 14 prillit. Episodet publikohen çdo të diele, në orën 21:00, të Amerikës Lindore, ndërsa në Kosovë, i bie të shfaqen të hënën në ora 03:00.