Greqi/ Humb jetën tragjikisht emigranti shqiptar

299
Sigal

Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Greqi. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Serresit, ku makina me të cilin po udhëtonte shqiptari doli nga rruga dhe u përmbys.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:25 në kilometrin e 10-të rrugës Mesorachi–Amfipolis.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, që i mori jetën 47-vjeçarit shqiptar.