Rusi, “Sheshi i Kuq” mbyllet për Vitin e Ri nga frika e atentateve

705
‘Sheshi i Kuq” në Moskë, vendi ku mblidhen tradicionalisht rusët dhe turistët për Vitin e Ri, këtë vit do të qëndrojë i mbyllur për publikun, nga frika e atentateve.
“Zakonisht në këtë shesh mblidhen mijëra Rusë dhe turistë që festojnë Vitin e Ri nën tingullin e këmbanave të Kremlinit, por këtë vit, policia do të bllokojë hyrjen”,- paralajmëroi sot shefi i departamentit të sigurisë së qytetit, Alexei Maiorov, i cituar nga faqja e internetit e Bashkisë.
Autoritetet ruse shpjeguan se “gjatë koncertit të Vitit të Ri që do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin publik shtetëror, mund të marrë pjesë vetëm një publik i ngushtë, i cili do të zgjidhet paraprakisht nga autoritetet lokale”.
Sigal