Një helikopter ushtarak i Venezuelës është rrëzuar, duke vrarë të shtatë personat në bord. Viktimat përfshijnë tre kapitenë, dy majorë dhe dy nënkolonelë.
Helikopteri “Cougar” po fluturonte nga Caracas në San Carlos, në shtetin e Cojedes. Ai u rrëzua pak pasi kishte lënë kryeqytetin venezuelian, në një zonë të pyllëzuar të komunës së Caracas, El Hatillo.
Presidenti Maduro shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit dhe miqtë e “oficerëve të denjë të vendit”, të cilët kanë humbur jetën në incident.
Të shtunën, Maduro mbikëqyri stërvitjen e ushtrisë në El Pao, shtet i Cojedes.
Ai akuzoi Uashingtonin dhe mbështetësit e udhëheqësit të opozitës, Juan Guaido, për konspiracion “për të dobësuar, ndarë dhe shkatërruar forcat e armatosura të Venezuelës nga brenda” duke përdorur shuma të mëdha parash.