Geqia vendos rregulla strikte/ Ja çfarë duhet të dini nëse doni ta udhëtoni drejt vendit fqinj

357
Sigal

Greqia ka vendosur rregulla të reja dhe strikte për udhëtimin nga vendet e rajonit të Ballkanit. Pas shtimit të rasteve me Covid-19 në vendin fqinj, ku një pjesë e madhe e infeksioneve janë regjistruar nga udhëtarë prej vendeve fqinje si Rumania dhe Bullgaria, shteti helen ka vendosur rregulla të reja. Prej ditës së nesërme, për të hyrë në Greqi nga vendet e Ballkanit, duhet të paraqisni dokumentin që keni kryer testin PCR në 72 orët e fundit, dhe ka rezultuar negativ. Njoftimin e dha një zëdhënës i qeverisë së Qirjako Miçotaqis. Po ashtu mbetet në fuqi edhe rregulli i deklarimit dhe raportimit të vendndodhjes gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Greqi. Zëdhënësi i qeverisë greke njoftoi shtimin e testimeve në të gjitha pikat doganore.