Formacionet e Derbit/ Sormani me 3 sulmues, Egbo nuk ndryshon asgjë

346
Sigal

Kategoria Superiore sonte në mbrëmje rezervon derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, edhe pse nuk do të ketë të pranishëm asnjë tifozë. Trajneri Sormani dhe Egbo kanë vendosur për formacionet që do të hedhin në fushën e lojës.

“Të Kuqtë” vijnë në këtë ndeshje me 5 mungesa për shkak se janë prekur nga Covid-19. Gjithsesi kjo nuk e ka ndalur trajnerin italian që të hedhë një formacion me 3 sulmues. Në anën tjetërt Egbo i ka besuar të njëjtit formacion, teksa janë rikthyer Doka dhe Batha.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Telushi, Trashi, Melo, Broja, Braun, Solomon, Bardhi.

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Celhaka, Batha, Torasa, Kobina, Kale, Ngoo.

GJYQTAR: E.Hamiti