Vijojnë shkarkimet te Barcelona, largohet edhe Eric Abidal

255
Sigal

Pas trajnerit Quique Setien, yashmë është radha e Eric Abidal për t’u arguar nga Barcelona. Drejtuesit e klubit “blaugrana” dhe francezi kanë arritur një marrëveshje për largimin e këtij të fundit.

Abidal është drejtuesi i dytë i lartë (pas trajnerit) që paguan turpërimin nga Bayerni, që ishte pika kulmore e një sezoni të dështuar.

Deklarata për shkarkimin e Abidalit:

“FC Barcelona dhe Éric Abidal kanë arritur marrëveshjen për përfundimin e kontratës që bashkoi të dy palët. Klubi shpreh falënderimet e tij për Éric Abidalin për profesionalizmin, përkushtimin që ai gjithmonë ka treguar ndaj Barçës. I urojmë fat dhe sukses në të ardhmen.”

Abidal ishte vënë në shënjestër që pas krizës që shaktoi me Leo Messin muaj më parë. Deklaratave të francezit pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, iu përgjigjën ashpër argjentinasi.