Rrëzimi i avionit rus, Tusk: Të ruajmë qetësinë dhe të jemi të matur

477
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk bëri sot thirrje për të ruajtur gjakftohtësinë, pasi ushtria turke ka rrëzuar një avion rus i cili sipas saj kishte shkelur hapësirën ajrore.
Tusk vlerësoi se ky është një moment me tension të lartë. “Në këtë moment të tensionuar, ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të jemi të matur”, deklaroi Donald Tusk në llogarinë e tij në Twitter.

Avioni bombardues rus i goditur nga aviacioni turk është rrëzuar në skajin veriperëndimor të Sirisë, duke shkaktuar rritje të tensioneve midis Moskës dhe Ankarasë.
Sigal