Restoranti ofron ushqim falas, në bazë të numrit të ndjekësve në Instagram

468
Sigal

Në Milano do të hapet restoranti i parë ku njerëzit do të paguajnë në bazë të numrit të ndjekësve në Instagram.

Restoranti do inagurohet të enjten (11 tetor).

Dy vëllezërit italianë, Matteo dhe Tommaso Pittarello, do hapin restorantin e ri ku do të ofrojnë 1 ose më shumë pjata falas bazuar në numrin e ndjekësve në rrejtin social më popullor.
“Ne duam që klentët të luajnë me ne dhe të ndehen pjesë e projektit tonë,”-thanë vëllezërit.

Sistemi është shumë i thjeshtë.

Ju porosisni pjatën e parë dhe publikoni foton e saj në Instagram duke bërë tag restorantin.

Pastaj në varësi të nurmit të njerëzve që ju ndjekin në Instagram ndryshon mënyra sesi do të paguani.

Nga 1000 deri në 5000 ndjekës do të kenë një pjatë më të lirë sesa ajo që kanë porositur.

Nga 5 mijë deri në 10 mijë ndjekës do jenë dy pjata falas. Nga 10.000-50.000 mijë deri në katër, 50.000-100.000 do kenë 8 pjata falas dhe mbi 1000 ndjekës do porosisin gjithçka falas.

Qëllimi i dy sipërmarrësve nuk është vetëm të tërheqë sa më shumë klientë por edhe që ata të cilët kanë më pak ndjekës, për shembull një mijë mund të hanë falas.