Raporti/ Viti 2016– rritje rekorde e dioksidit të karbonit në atmosferë

589
Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) thotë se koncentrimi i karbon dioksidit (CO2) në atmosferën e Tokës ka shënuar rritje rekord në vitin 2016.
Në një raport të kësaj organizate të publikuar sot, theksohet se në këtë rritje ka ndikuar kombinimi i aktiviteteve njerëzore, siç janë intensifikimi i praktikave të agrikulturës, shkatërrimi i pyjeve, industrializimi dhe energjia e shfrytëzuar nga burimet e fosileve, dhe fenomeni i fuqishëm i motit, El Nino.
Rritja e shpejtë e niveleve të CO2 në atmosferë dhe gazrat e tjera të krijuar nga efekti serrë, kanë potencial për të inicuar ndryshime të paprecedente në sistemet klimatike, që çojnë në “çrregullime të rënda ekolgjike dhe ekonomike”, theksohet në raportin e Organizatës Borërore të Meteorologjisë.
Sigal