Qyteti gjerman refuzon t’i japë titullin “Qytetar nderi”… presidentit Trump!

58
Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të marrë një titull “Qytetar nderi” i qytetit të vogël gjerman nga ku gjyshërit e tij emigruan, deklaroi sot kryebashkiaku i qytetit, Thomas Jaworek pas një takimi të këshillit të qytetit.
Këshilltarët në Kallstadt, një qytet i vjetër në rajonin gjerman ku prodhohet vera, në Rheinland ku ishte shtëpia e gjyshërve të presidentit amerikan, Donald Trump, kishin paraqitur një propozim për të nderuar presidentin, i cili sapo ka marrë detyrën.
Këshilltarët e qytetit nuk e ka trajtuar direkt në takim propozimin për dekorimin e Trump, por në vend të kësaj rikonfirmaun qëndrimin e tyre se qyteti nuk dekoron qytetarë nderi.