Pse u arrestua Sarkozy? Lidhjet e fshehta me Gaddafi-n dhe “dhurata” 50 mln euro për fushatë

174
Ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy është shoqëruar në polici dhe po mbahet në paraburgim në lidhje me financimet e fushatës së vitit 2007, shkruajnë mediat franceze.
Një burim i gjykatës së Reuters thotë se Sarkozy po merret në pyetje nga polica në lidhje me një hetim mbi parregullsitë në financimin e fushatës zgjedhore.
Kohë më parë një biznesmen franko-libanez vazhdimisht përsëriste pretendimet se ish-lideri libanez Muammar Gaddafi i dha 50 mln euro Nicolas Sarkozy-së për fushatën e suksesshme të vitit 2007 kur ai mori presidencën.
Në një raportim të publikuar në faqen investigative të lajmeve Mediapart, Ziad Takieddine, i cili i prezantoi Sarkozy-në Gaddafi-t, insiston se ky i fundit ka qenë faktor kyç në fitoren e francezit.
Ligji francez i ndalon kandidatët që të marrin para cash më shumë se 6300 paund, por donacioni shumë i madh thuhet se ka kaluar nëpërmjet llogarive bankare në Panama dhe Zvicër.
Por Sarkozy e ka mohuar në mënyrë të përsëritur faktin se ka marrë para nga Gaddafi. “Nuk kam marrë kurrë para apo ndonjë favor tjetër nga qeveria libaneze. As nuk u kam dhënë gjë. Të tilla deklarata janë false dhe desinformuese,” thoshte Sarkozy.
Djali i Gadaffi0t Saif Al Islam Gaddafi ka thënë se Libia kishte financuar në zgjedhjen e Sarkozy madje i ka kërkuar atij mbrapsht paratë: “Sarkozy fillimisht duhet të sjellë paratë mbrapsh në Libi që i mori për fushatën e vet”.
Gazeta Le Monde shkruan se kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me një hetim, i cili u hap në prill të vitit 2013.
Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë menjëherë nëse policia ngre hetime.
Sarkozy ka shërbyer si President i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai u përpoq të bënte një rikthim në zgjedhjet e vitit 2017, por nuk arriti të bindë votuesit në partinë e tij për ta mbështetur.