Papa Françesku shfaq sërish probleme shëndetësore, anulon çdo dalje të tij

110
Sigal

Papa Françesku ka shfaqur sërish probleme me shëndetin. Lajmi është bërë i ditur nga Vatikani, ndërsa është bërë me dije se për këtë arsye Ati i Shenjtë do të anulojë domosdoshmërish të gjitha planifikimet për ditët e ardhshme.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore, Papa Françesku nuk mori pjesë në shërbim dhe nuk u takua me besimtarët”, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni, por nuk dha detaje të mëtejshme për shëndetin e Papës.

Kujtojmë se Papa Françesku u shtrua në spital për disa ditë për shkak të bronkitit marsin e kaluar.