Protesta të dhunshme të taksistëve francezë kundra kompanisë UBER

438
Shoferët francezë të e taksive kanë bllokuar rrugët që të çojnë në aeroporte dhe nëpër stacione treni në Paris, si pjesë e një proteste masive kundra Kompanisë Ndërkombëtare të Transportit UBER.
Mijëra shoferë kanë marrë pjesë sot në sulmet dhe në kaosin e shkaktuar në kryeqytetin francez por edhe në vende të tjera kryesore.
Protestuesit kanë djegur goma dhe kanë kthyer shumë makina përmbys. Përleshje të shumta ka pasur edhe midis shoferëve të taksive dhe shoferëve të makinave të cilat janë përmbysur.
Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës, raporton Reuters.
Sindikatat e taksive franceze janë ankuar për një kohë të gjatë kundër UBER sepse sipas tyre kompania mbështet një rrjet shoferësh jo profesionistë dhe se nuk kanë paguar disa taksa liçensimi.
Sigal