Protesta në Maqedoni/ Mijëra protestues kaluan natën para Qeverisë

447
Disa qindra protestues kanë kaluar natën nën qiellin e hapur duke qëndruar edhe në orët e para të këtij mëngjesi para Qeverisë në Shkup, për ta vazhduar në këtë mënyrë protestën me kërkesë për dorëheqje të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kabinetit të tij. 

Paraprakisht, pas përfundimit të protestës së madhe antiqeveritare, në bulevardin “Ilindenska” para Qeverisë dhe në sipërfaqet e gjelbra përreth, u vendosën tenda, dhe thasë gjumi, pasi që nga foltorja e protestës u porosit se qytetarët nuk do të largohen prej aty deri sa të largohet Gruevski. 

Tërë udhëheqësia e Lidhjes opozitare Socialdemokrate të Maqedonisë, me në krye liderin Zoran Zaev, kaluan natën me qytetarët para Qeverisë. Ndërkohë, një kundraprotestë, për nesër ka paralajmëruar partia në pushtet VMRO-DPMNE, në përkrahje të liderit të saj, Gruevskit. Dje në Maqedoni është mbajtuar njëra ndër protestat më të mëdha, me pjesëmarrje masive të të gjitha komuniteteve duke përfshirë shqiptar, maqedon, turq etj.
Sigal