Greqi/ Sekuestrohet sasia më e madhe e drogës në historinë e vendit, ja cili ishte destinacioni

648
Sigal

Autoritetet greke kanë  zbuluar sasinë më të madhe të drogës që është konfiskuar ndonjëherë në vend dhe bëhet fjalë për një sasi prej 1,6 ton, me më shumë se 10 milionë pilula droge të njohura me emrin captagon.

Mediat greke raportojnë se droga ka qenë e fshehur në kontenierë që vinin nga Latakia e Sirisë dhe pas një ndalese në portin e Pireut kishin destinacion Kinën.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat pilulat e xhihadistëve, të cilat përmbajnë substancën captagon, një derivat i amphetamines. Ato janë përdorur në vitet e fundit nga militantët xhihadistë pasi këto hapje i shndërronin ata, në makineri vrasëse të paskrupullta.

Përdorimi i tyre shkakton rritjen e ndjesisë së fuqisë së muskujve, të dëshirës seksuale, stimulim të euforisë dhe agresionit dhe mungesë të nevojës për gjumë dhe ushqim. Pilulat janë gjetur ne 20 paleta prej druri te fshehura ne tre kontejnerë ndërsa pitet të hapen edhe dy kontejnerë të tjerë me 40 paleta të tjera.

Siç vlerësohet nga organet greke, pilulat do të përfundonin përsëri tek militantet e Shtetit Islamik. Në pesë vitet e fundit në Greqi janë zbuluar disa herë sasi të mëdha me pilulat e xhihadisteve, si dhe punishtet nga ku prodhoheshin.