Presidenti Ivanov tërheq faljen për 22 persona

452
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në një konferencë për shtyp, sot ka vendosur që ta shfuqizojë një pjesë të abolimit apo faljes. Ai tha se është tërhequr vendimi për faljen e 22 personave aktiv në politikë. Të gjithë personat tjerë kanë mundësi që të dorëzojnë kërkesa personale për vendimet e tyre për falje. “Vendimi për falje e solla në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë. Shumë persona nuk e kuptuan këtë ide. Isha i akuzuar se kam dashur që t’i mbrojë politikanët, se kam krijuar drejtësi selektive. Deklaroj me vetëdije se nuk kam pasur qëllim të tillë”, tha Ivanov, shkruan Portalb.
Vendimi i Ivanovit për falje është sjellë më 12 prill të këtij viti, nga i cili vendim u falën 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime. Kundër këtij vendimi ka pasur reagime të ashpra si nga faktori i brendshëm, nga ai ndërkombëtar, por edhe nga sektori civil të cilët nga 12 prilli edhe sot e kësaj dite po mbajnë protesta nëpër rrugët e Maqedonisë. Vendimi i sotëm i Ivanovit për tërheqje të pjesërishme të vendimit për abolim apo falje, nuk përkon me kërkesat e faktorit ndërkombëtarë dhe të brendshme, sepse kërkohet shfuqizim i plotë i këtij vendimi.
Sigal