Presidenti i Filipineve shkon larg: Zoti ‘budalla’, lejoi Adamin dhe Evën të hante mollën!

558
Sigal

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i njohur për deklaratat e tij kontraverse, kësaj herë ka shkuar shumë larg, duke e konsideruar Zotin “budalla”. Presidenti 72 vjeçar u mor me konceptin e mëkatit origjinal në Bibël.

“Adami e hëngri atë … atëherë doli keq. Kush është ky Perëndi budalla? Ky djalë i një biri k…. është budalla nëse është kështu. Ju keni krijuar diçka të përsosur dhe më pas mendoni për një ngjarje që do të tundojë dhe shkatërrojë cilësinë e punës tuaj”, tha ai.

Presidenti tha se foshnjat nuk mund të jenë përgjegjëse për mëkatin origjinal. “Kjo ishte vepra e nënës dhe babait tënd, nuk ishit ende të lindur, por tani keni mëkatin origjinal. Çfarë lloj feje është kjo? Unë nuk mund ta pranoj atë”, tha Duterte, i cili shtoi se ende beson në ekzistencën e “një mendjeje universale”.