Policia greke ndalon hajdutët shqiptarë… vidhnin bimë e shkurre mijëra euroshe!

491
Organet greke të rendit në qytetin e Janinës kanë arrestuar 4 shtetas shqiptarë, me akuzën e vjedhjes së barërave aromatikë.
Sipas burimeve nga policia e këtij qyteti, 4 shqiptarët e moshave 46, 34, 38 dhe 51 vjeç, janë arrestuar pasi u është gjetur në cilësinë e provës materiale mbi 56 kg çaj mali, rigon dhe bimë të tjera aromatike dhe medicinale, disa prej të cilave kushtojnë deri në dhjetëra mijëra euro për kilogram.Arrestimet janë kryer në zonën malore të Kalabritës, kur policët e rajonit të Xhumerkës së Veriut kanë kapur shtetasit shqiptarë, që akuzohen edhe për veprat penale të shkeljes së ligjit të pyjeve, posedimit te duhanit kontrabandë, posedimit të paligjshëm të armëve dhe hyrjes ilegale në Greqi.Në kontekstin e operacioneve të vazhdueshme të policisë për të mbrojtur mjedisin natyror në Epir, policia ka identifikuar një zonë malore në Vlahioti, ku të arrestuarit kanë shkulur, përzgjedhur dhe grumbulluar sasinë e çajit dhe të barërave aromatikë.Tri prej 4 shtetasve shqiptarë nuk dispononin leje qëndrimi në Greqi. Të arrestuarit janë çuar në Prokurori, ku ka filluar një proces hetimi, ndërsa është dhënë alarmi se nuk është rasti i parë i vjedhjeve të barërave aromatikë në zonë.
Sigal