Hashim Thaçi: Zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës në vitin 2018, lokalet në 2017-ën

451
Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbahen në vitin 2018, ndërsa ato lokale në 2017-ën. Këtë fakt e pohoi zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, cili hodhi dhe zërat për zgjedhje të parakohshme.

“Atëherë qytetarët do t’i shpërblejnë ata që kanë punuar dhe do t’i ndëshkojnë ata që e kanë dëmtuar vendin”, ka thënë Thaçi. Ndër të tjera Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pohoi se protestat e dhunshme të opozitës po i rrezikojnë të gjitha të arriturat e Kosovës që janë bërë deri më tani.

Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa u bëri thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë paqësore ditën e nesërme. “Kosova ka përjetuar mjaft dhunë dhe nuk është mirë që përmes dhunës të synohet pushteti”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa.
Sigal