Piloti shqiptar parandalon sulmin terrorist në SHBA

548
Sigal

Bordi i Sigurisë
Kombëtare të Transportit në SHBA, po e kryen një hetim lidhur me përplasjen e
një aeroplani.

Instruktori i
aeroplanit që është përplasur, po trajtohet për lëndime në qendrën spitalore në
Bridgeport dhe po flet me hetuesinë.

Ai është identifikuar
si shqiptar me emrin Arian Prevalla. Piloti është president i Akademisë
Amerikane të Fluturimeve, shkruan një medium amerikan.

Në bazë të hetimeve të
derimëtashme, besohet se Prevalla ka qenë në aeroplan me një student nga Amani
i Jordanisë, i cili kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ëndrrën
për tu bërë pilot.

Po dyshohet se
jordanezi me emrin Rafael Majdi Feritekh, ka tentuar që të kryejë një sulm
terrorist dhe mendohet është Prevalla ai i cili ka marrë nën drejtim timonin e
aeroplanit dhe e ka rrëzuar.

Autoritetet ende nuk e
kanë konfirmuar se çfarë ka ndodhur me saktësi brenda aeroplanit që është
përplasur, mirëpo deri më tash po thuhet se në mes Prevallës dhe Jordanezit ka
pasur përleshje fizike./Gazeta Telegraf/