Promovohet “Kurbani” në Serbi, Rama: Nuk kam ndërmend të shkruajë më libër si kryeministër

445
Sigal

 

Kryeministri Edi Rama që ka udhëtuar dje drejt Serbisë ku
mori pjesë në Forumin e Sigurisë të vendeve të Ballkanit ka pasur pjesë të
axhendës së tij edhe promovimin e librit “Kurbani” në gjuhën sebe.

Në aktivitetin e mbajtur në Hotel Crown Plaza, merrnin
pjesë publicistë dhe gazetarë serbë e shqiptarë. Por, gjithashtu është vënë re
prania e Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç si edhe i 2 ministrave të tjerë.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Rama ka thënë se nuk
ka ndërmend të shkruajë më libër si kryeministër. Ai ka rrëfyer edhe për
përvojën e tij si politikan.

Një punë e Mrdjan Bajic (Mergjan Bajic) një skulptor nga
Beogradi, mik i Edi Ramës që nga vitet e Parisit zë vend në ballë të kopertinës
ku me “shkrim dore” shkruhet në serbisht “Flijim” është kopertina në gjuhën
serbe e librit “Kurban” të kryeministrit, libër që u shkrua pasi ai humbi
Tiranën si kryebashkiak.

Ballina, paraqet poshtë emrit të tij, një”kukull” të
rrëzuar mbi një tryezë pune. Përtej ballinës, brendia flet në një gjuhë tjetër
realitetin shqiptar, që për çudi duket se ndër vite pak ka lëvizur. “Kur
shkruaj në gjuhën shqipe, unë emrin e tim e shqiptoj Gjorgje Bozhoviq”.

Kjo është fjalia hyrëse që shoqëron intervistën e
përkthyesit Djordje Bozovic, intervistë, pyetjet e së cilës kanë pritur gjatë
në postën e tij, ndërsa Gjorgje i jepte jetë në gjuhën serbe “Kurbanit” të
kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama./Gazeta Telegraf/