Përmbyset autobusi me turistë, 4 të vdekur 30 të plagosur

140

Një autobus me turistë është përplasur me barrierat anësore të rrugët dhe më pas është përmbysur në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si pasojë e këtij aksidenti mediat amerikane raportojnë se 4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 30 janë plagosur. Viktimat e këtij aksidenti janë shtetas nga Kina.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat  të shumta të emergjencës për të ndihmuar të plagosurit.

Ndërkohë bëhet e ditur se shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën. Autostrada u mbyll për disa orë dhe trafiku u devijua në rrugë alternative për shkak të aksidentit.