Kaliforni, zjarrfikësi shpëton macen nga zjarri, ajo si ndahet

432
Sigal

Një zjarrëfikës në Kaliforni ndihet mjaft i lidhur me një mace që shpëtoi  nga zjarri në Paradaise, e cila nuk i ndahet më.

Zjarrëfikësi i quajtur Rayan Coleman, e ndau me ndjekësit e tij në Facebook, videon e takimit me macen. Ai shkruante  se macja, nuk i ndahet edhe kur ai punon  në zonën e pyjeve, ndërsa rri e ngjitur pas trupit të tij.

“Shpëtova macen. Ajo u fiksua pas qafës sime teksa po ecja vërdallë”, tha ai përmes një postimi  në facebook, teksa e shoqëronte me foto dhe videon. Gjatë videos, Coleman teksa qeshte tha:

Le të shkojmë për një shëtitje. Ku po shkojmë ne tani? Po ecim vërdallë.

Postimi i zjarrëfikësit në një kohë që  zjarret shkatërruese në Kaliforni kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish dhe shkatërruar mijëra shtëpi, u cilësuan si një dritë në fund të tunelit për ndjekësit e tij. Postimi i tij u nda të paktën 3 mijë herë ndërsa video mori rreth 1.7 milionë shikues.

Disa ditë më parë ai ndau edhe një postim për zjarrin fatal që shkrumboi një qytet të tërë.

Zemra dhe lutjet e mia shkojnë për më shumë se 2,000 familje që humbën shtëpitë e tyre dhe të gjithë njerëzit që humbën të dashurit e tyre .’Duke shpresuar për sigurinë e ekuipazhit tim dhe shokëve të zjarrfikësve. Unë jam i gëzuar që jam këtu duke ndihmuar, dhe unë jam gati të filloj duke bërë atë që bëjmë! “, -shkruante ai.

Të paktën 77 viktima janë shënuar nga zjarret shkatërruese në Kaliforni, ndërsa numri i personave të zhdukur është zvogëluar në 993 nga 1 276 që ishin një ditë më parë.

Përveç, bilancit njerëzor zjarret kanë djegur të paktën 61 107 hektarë pyje dhe 9800 shtëpi, tha Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga zjarri në Kaliforni.