“Një gram për 50 euro”/ Policia bastis restorantin e kthyer në ‘dyqan’ kokaine, shpërbëhet banda e shqiptarëve në Gjermani

110
Sigal

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion special në një lagje të Hamburgut, ku kishte dyshime se në një restorant të zonës kishte aktivitet të lëndëve narkotike.

Rreth orës 20:00 tetë makina policie përfshirë ato civile ndaluan para restorantit “Knallermann”, brenda të cilit  operonte një grup shqiptar që shiste kokainë.

Sipas mediave gjermane raportohet se grupi shqiptar i përbërë nga 10 persona, dy prej të cilëve pa dokumenta e shisnin lëndën narkotike për 50 euro një gram.

Nga kontrollet në ambientin e bastisur nga policia u sekuestruan 45 gramë kokainë dhe një automjet që u përkiste të dyshuarve.