Përmbyset autobusi me turistë, 28 të vdekur

472
Sigal

Njëzet e tetë të vdekur është bilanci tragjik i një aksidenti në Madeidra të Portugalisë.

Një autobus me turistë është përmbysur duke shkaktuar tragjedinë. Media lokale shkruajnë se ka edhe mjaft të plagosur që janë dërguar në spital.

Shkak i aksidentit është bërë një shembje në rrugë për arsye ende të paqarta.

Sipas të njëjtave burime shumica e viktimave janë gjermanë. Drejtuesi i autobusit humbi kontrollin dhe më pas u përplas me disa shtëpi.