Pas “Jo-së” së referendumit, Presidenti grek thërret liderët e politikës

497
Presidenti grek,Prokopis Pavlopoulos, thirri sot në një takim liderët e politikës greke lidhur me hapat që do të ndërmarrë Greqia pas referendumit që i tha JO masave shtrënguese të kreditorëve.
Në tryezën e Presidentit grek mbërriti kryeministri Alexis Tsipras, përfaqësues të partive aleate në qeveri si dhe përfaqësues të opozitës, ndërsa munguan ata të Agimit të Artë.
Takimi do të jetë konsultatit dhe do të dalë me një përfundim se cili do të jetë qëndrimi i Athinës zyrtare pas referendumit kundër masave shtrënguese të Trojkës europiane dhe sesi do vijojnë më tej negociatat me Eurogrupin.
Sigal