JO e grekëve ekzalton euroskeptikët italianë, kërkojnë referendum për euron

478
“Vota e qytetarëve grekë projekton Athinën e Bashkimin Europian drejt skenarëve të panjohur, e që kërkojnë nga të gjithë sensin e një përgjegjësie të fortë, largpamësi e një vizion strategjik”.
Ky ishte komenti i parë i Presidentit të Republikës italiane Serxhio Mattarella, menjëherë pas shpalljes së rezultatit të votimit të referendumit grek.
Vota e mbi 61% votuesve grekë, për t’i thënë jo masave shtrënguese e reformave të imponuara nga Europa ka shkaktuar euforinë e euroskeptikëve italianë si dhe të gjitha atyre forcave politike si Lëvizja 5 Yje, Lidhja e Veriut, SEL etj që e kanë bazuar platformën e tyre politike në një betejë të hapur kundër eurotokracisë e poitikës ekonomike e monetare të Bashkimit Europian.
Për Matteo Salvini, liderin i së djathtës ekstreme Lidhja e Veriut, rezultati i refenderumit grek, duhet të merret shumë në konsideratë nga kryeministri italian Matteo Renzi.
Sipas Salvinit, Europa duhe të ndryshojë traktatet e saj e mbi të gjitha politikën monetare. Derisa ka fituar vota “Jo”, u shpreh ai, ky fakt është një shuplakë për politkën europiane që po na çon të gjithëve drejt urisë”.
Ndërsa krahu i djathtë i kryeministrit Matteo Renzi, Ministri i Ekonomisë Pier Karlo Padoan, në deklaratën e tij, nuk e ka humbur optimizmin e besimin se idea për një Europë të bashkuar nuk është zbehur.
“Italia, tha ai, gjithmonë ka punuar e punon për një Europë të fortë e sa më shumë e integruar. E tillë ishte dje dhe e tillë do të jetë dhe nesër.”
Përsa i përket ekonomisë, Ministri italian ka theksuar nevojën e zbatimit të reformave dhe rregullave për të garantuar rimëkëmbjen ekonomike, punësimin e mirëqënien e vendit.
Nga Athina ku ndodhet për të mbështetur qeverinë e Tsipras e popullin grek, lideri i Lëvizjes 5 Yje, Beppe Grillo ka deklaruar se rezultati i këtij referendumi, detyron kancelaren gjermane Merkel e bankierët europianë të reflektojnë shumë.
“E ky është vetëm fillimi, thotë ai. Tani popullin grek e pret një e ardhme me plot perspektivë. Kjo është demokracia e vërtetë.”
Më reflektues në mendimin e tij është shefi i demokracisë italiane, Ministri i Jashtëm Paolo Gentiloni, i cili në profilin e tij në tëitter ka komentuar: “Nga labirinti grek nuk dilet me një Europë të dobët e pa zhvillim ekonomik. Rruga më e drejtë është gjetja e një marrëveshjeje.”
Po në Athinë gjëndet dhe lideri i SEL, i së majtës ekologjike itaiane, Niki Vendola për të cilin “me rrezultatin e referendumit grek ka humbur Europa, ka humbur Merkel, ka humbur Renzi.”
Përfaqësues të politikës e parlamentit italian në Athinë për të mbështetur Tsipras
50 parlamentarë italianë të Lëvizjes 5 Yje sëbashku me liderin e tyre Beppe Grillo gjënden në Athinë për të mbështetur qeverinë e Tsipras si dhe “JO”-në e referendumit grek.
Lëvizja 5 yje e cila në zgjedhjet e fundit elektorale është konfirmuar forca e dytë politike në vend, nuk i ka kursyer kritikat e saj kundër politikës së ashpër e rregullave të forta të imponuara nga institucionet evropiane, duke i kthyer ato në një betejë të vërtetë politike.
“Jam në Athinë, ka deklaruar, lideri Beppe Grillo për të mbështetur e për të shprehur solidaritetin e forcës sonë politike ndaj popullit grek në një moment të tillë të demokracisë. Fjala e fundit i takon popullit e qytetarëve grek. Duhet të marrin vendimin më të mirë për ta, o të vazhdojnë me masat shtrënguese të imponuara nga burokratët e bankierët, o të rimarrin sovranitetin e tyre.”
Skenari i mundshëm i një referendumi të ngjashëm grek në Itali
Lëvizja 5 yje e lideri i saj Beppe Grillo për mediat greke ka deklaruar se dhe në Itali do të kërkojnë që të jenë qytetarët ata që duhet të vendosin për euron.
Shumë shpejt do t’i kërkojnë parlamentit italian të marrin në diskutim propozimin e një ligji mbi iniciativën popullore të cilën e kanë depozituar pak kohë më parë në dhomën e Senatit. Sipas tyre fuqia duhet të jetë në duart e popullit e jo të bankave.
“Ne nuk jemi kundër Europës, shprehet Grillo, jemi në favor të sovranitetit të çdo populli për të vendosur mbi monedhën, ekonominë, bujqësinë, financën e vendit dhe e përcaktuar me votën e tyre. Ky është çelësi i demokracisë së vërtetë dhe të drejtpërdrejtë që ne duam të sjellim në Europë. Asgjë e tillë nuk është Bashkimi Europian, i cili është në duart e një oligarkie bankash e financash, nga njerëz të emëruar nga qeveritë e pa votën e askujt.”
Përsa i përket idesë së një referendumi të ngjashëm në Itali, Beppe Grillo ka informuar se janë mbledhur rreth 50 mijë firma për të bërë një ligj të iniciativës popullore, të cilin
Lëvizja 5 Yje e ka depozituar në dhomë e senatit.Më pas ky propozim do të dikutohet në parlamentin italian.
“Ne do t’i kërkojmë italianëve- thotë Grilo, meqë kur hymë në zonën euro askush nuk kërkoi mendimin e popullit, nëse dëshërojnë të qëndrojnë në Eurozonë.”
Për Lëvizjen 5 Yje “Italia duhet të dalë sa më shpejt nga Eurozona e se qëndrimi në të është problemi kryesor për vendin. Për Beppe Grillon të mëdhenjtë e Europës kanë standartizuar mendimin “se është e tmerrshme të dalësh nga euro, është e tmerrshme për ekonominë, për popullin. Por përkundrazi, thotë ai, është e tmerrshme të qëndrosh në këtë situatë e një shëmbull i tillë është Greqia.”
Lëvizja 5 Yje është pro një monedhe të përbashkët europiane por jo për një monedhë unike siç është euro. Çdo vend duhet të ketë sovranitetin e tij monetar, mundësinë për të fabrikuar o jo monedha, mundësinë për të vendosur mbi situatën e tij financiare me anë të një banke kombëtare të administura ga qeveria e vendit.
Pak orë para rezultatit të referundimit grek, kryeministri italian Matteo Renzi deklaroi se “Italia e italianët nuk kanë frikë nga rezultati i tij” dhe pse sipas zërave mediatik, Kryeministri italian ka gati masat për të administruar valën antieuro pas fitores jo të këtij referendumi.
Ndërsa menjëherë pas rezultatit zyrtar të ketij referendumi kryeministri Renzi ka thirrur në një takim urgjent pune Ministrin e Ekonomisë Padoan, evente me të cilin nis sot dhe kjo javë e re “suprizash të pritshme”.
Sigal