Hoffman-Cani: Nënshkruam 6 marrëveshje me shifrën e 118 milionë eurove

737
Nënshkruhen 6 marrëveshje të bashkëpunimit financiar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, vetëm dy ditë para vizitës së kancelares Angela Merkel. Këto marrëveshje janë nënshkruar nga ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani, siç e përcakton dhe protokolli.
Gjatë fjalës së tij Hoffman vlerësoi me nota pozitive këtë nismë të qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, që do të sjellë të mira për komunitetet. Ai deklaroi se firmosja e këtyre marrëveshjeve, i hap rrugë realizimit të shumë projekteve me një shifër prej 118 milionë eurove. 
“Kjo është një ditë shumë e mirë në mënyrë të veçantë për marrëveshjen. Nënshkruam 6 marrëveshje të bashkëpunimit financiar, me një volum prej 180 milionë euro. Për këto marrëveshje është punuar për shumë ditë. Dua të falënderoj të gjitha ministritë e linjës. Mjaft i kënaqur jam dhe me faktin se dy ditë para vizitës së Kancelares Merkel, arritëm të nënshkruanim këto marrëveshje. nëpërmjet marrëveshjeve do të vëmë në dispozicion kredi të ndryshme. Me rëndësi është që të konkretizojmë marrëveshje të tilla. Një temë tjetër është dhe ajo e menaxhimit të mbetjeve, një temë e rëndësishme për Shqipërinë”, tha ambasadori Helmut Hoffman.
Ndërsa ministri i Financave, Shkëlqim Cani vuri në dukje ndihmën gjermane dhënë qeverisë shqiptare, që sipas tij, i ka shërbyer zhvillimit të vendit. Në fjalën e tij, ministri Cani vlerësoi edhe rëndësinë e këtyre marrëveshjeve, të cilat do të rrisin praninë e investimeve gjermane në vendin tonë.
Sigal