Papa jep alarmin: BE kërcënohet nga shpërbërja

93
Para festimeve të 60 ¬vjetorit të Marrëveshjeve të Romës, Papa Françesku ka pritur krerët e shteteve dhe vendeve të BE. Ai kërkoi rikthimin tek parimet bazë të unionit, tek solidariteti. BE kërcënohet “nga shuarja” nëse nuk zhvillon një vizion të ri, që bazohet në idealin e solidaritetit, tha kreu i kishës katolike në Romë të premten, në një audiencë për krerët e shteteve dhe qeverive të BE.

“Kur një trup e humbet sensin e orientimit, dhe nuk shikon më përpara, fillimisht bën hapa mbrapa dhe në fund kërcënohet nga shuarja”, tha Papa. “Elementi i parë i vitalitetit europian duhet të jetë solidariteti”. Solidaritetin ai e quajti si një mjet efektiv kundër populizmit. Kreu i kishës katolike theksoi edhe rëndësinë e punësimit në Europë. Pa punësim dhe perspektivën për një „pagë dinjitoze” nuk ka paqe, tha ai.

Paqje nuk ka as në periferitë e metropoleve tona, ku gëlon droga dhe dhuna”, tha Papa Françesku.