Panik në radhët e pasagjerëve të një avioni të Aeroflot në aeroportin e Sheremetyevo të Moskës, ndërsa u detyrua të bënte një ulje të menjëhershme pas shpërthimit në flakë.
“RT” raporton se të paktën 10 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa është bërë evakuimi i të gjithë pasagjerëve, 78 gjithsej.
Pamjet e para vijnë nga shpërndarjet që janë bërë në Twitter, ndërsa shihen shtëllunga të dendura tymi të zi që dalin SU1492, i ulur në pistë.
Disa ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë pasagjëret e lënduar.
Aeroflot shpalli një emergjencë pak pas ngritjes nga Sheremetyevo dhe u kthye në aeroport pas 27 minutash në ajër. Avioni i udhëtarëve duhej të fluturonte në Murmansk para se zjarri ta detyronte të kthehej në Moskë.
Pasi u fikën flakët, u pa se bishti ishte konsumuar tërësisht, dhe pjesa më e madhe e trupës së pasme ishte djegur në skeletin e saj metalik.
Avioni ishte relativisht i ri, me raporte që thoshin se ishte bërë në vitin 2017 ose 2018.
Ndërkohë një hetim penal ka nisur për këtë incident që do të zbulojë më tepër detaje.
Первые секунды после посадки горящего борта в Шереметьево. Люди, спасшиеся из самолёта, бегут по полосе pic.twitter.com/j3lcDnvtEF
— baza (@bazabazon) May 5, 2019
Горящий «Суперджет» несётся по полосе в аэропорту «Шереметьево». На борту десятки пассажиров. pic.twitter.com/0yVQ0jsZkn
— baza (@bazabazon) May 5, 2019