Pakistan, 220 persona të vdekur nga vapa, temperatura deri në 45 gradë

530
Nga Pakistani raportohet se 220 vetë kanë vdekur nga vapa e madhe në pjesën jugore të provincës Sind. Zyrtarët thanë sot se pjesa më e madhe e të vdekurve është raportuar nga qyteti Karaçi, ku ka mbretëruar mot me vapë të madhe, me temperatura deri në 45 gradë Celsius.
Qindra pacientë po trajtohet në spitale. Shumica e vitkimave janë të moshuar, që kanë pasur temepraturë dhe kanë pësuar dehidrim.
Situata ishte përkeqësuar për shkak të mungesës së rrymës elektrike në Karaçi, që është qyte me 20 milionë banorë. Departamenti meteorologjik në këtë qytet tha se pritet që moti më i freskët do të arrijë më 23 qershor.
Sigal