Gjermani/ Kosovari vret fëmijët 4 dhe 5 vjeç në aksident të qëllimshëm

449
Një burrë me një BMW të tipit X5 ka shkaktuar një aksident të rëndë nga i cili kanë mbetur të vdekur vajza dhe djali i tij- katër dhe pesë vjeçar. Ky lajm i cili u dha gjithandejj në mediat gjermane sot, duket që nuk përfundon këtu. Shqiptari nga Kosova me banim në Gjermani të dielen pasdite në një shpejtësi të pazakonshme ka goditur në një lis në Autostradën B6 në afërsi të Dresdenit dhe me atë rast në vend kanë vdekur vajza dhe djali i tij. Drejtuesi i makinës identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka pësuar lëndime por jo serioze prandaj policia ka mundur menjëherë ta merr atë në pyetje- pasi ka konstatur vdekjen e fëmijëve të tij.

Siç ka bërë të ditur Kryeprokurori i Dresdenit, drama e tmerrshme e aksidentit nuk ishte gjë tjetër pos një vrasjeje e dyfishtë dhe tentimi për vetvrasje. Kjo, ka thënë Kryeprokurori i këtij qyteti Sebastian Matthieu ka ngjarë pasi që babai i fëmijëve nga dëshpërimi për ndarjen me gruan e tij ka tentuar që asaj “t’i hakmerret” duke vrarë dy fëmijët dhe vetveten. Me vrasjen e fëmijëve ai ka arritur këtë gjë, por vet siç duket ka shpëtuar për t’u dënuar kështu tërë jetën e tij për këtë tmerr që i ka shkaktuar vetvetes por dhe ish- bashkëshortes së tij. Përndryshe policia dhe prokuroria gjermane nuk e kanë bërë ende të ditur identitetin e shqiptarit nga Kosova por është 46 vjeç.
Sigal