Vjedhja e Kishës së Shënkollit Lezhë, në pranga 35-vjeçari Dashamir Mekrisvani

429
Pesë ditë pas vjedhjes së kishës së Shënkollit në Lezhë dhe dëmtimit të ikonave, Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të prangosë autorin. Burime zyrtare, bëjnë me dije se është arrestuar Dashamir Mekrisvani, 35 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë. 35-vjeçari sipas policisë më datë 23 shtator ka hequr dhe dëmtuar dy ikona duke i hedhur në tokë, një statuje dhe 2 mbajtëse qirinjsh në kishën e Shënkollit.

Gjithashtu Mekrisvani ka vjedhur një varëse të shtatores së shenjtit Shën Nikolla, e cila u gjet në tavanin e banesës së tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Vjedhje”, “Shkatërrim prone” dhe “Shkatërrim i objekteve të kultit”.
Sigal