Nju Jork, makina përplaset me kalimtarët, të paktën një i vdekur

472
Në sheshin Times Square të Nju Jorkut një makinë u përplas me këmbësorët, duke shkaktuar të paktën një të vdekur.
Njoftohet se 20 persona të tjerë janë plagosur, por sipas njoftimeve të medias që citojnë policinë e qytetit të Nju Jorkut, incidenti nuk duket të jetë i lidhur me terrorizmin.
Dëshmitarët thanë se shoferi është marrë në paraburgim nga policia.
Presidenti Donald Trump është njoftuar për ngjarjen dhe do të vazhdojë të marrë përditësime të lajmit, sipas sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.
Policia ka bllokuar vendin e ngjarjes.
Sigal