Në prag të Vitit të Ri, Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

636
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
Kjo ndalesë vlen për periudhën nga data 30 dhjetor 2017 deri më 3 janar 2018. Në njoftim thuhet se ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën, do të gjobiten në shumën prej 100 eurosh, ndërsa për zbatimin e urdhëresës kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.


Sigal